Haziri kërkon nga qytetarët e Gjilanit që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

12:19 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime.

Kjo kërkesë vjen pas rasteve të shumta të konfirmuara me koronavirus.

“Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit. Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjët dhe familjarët”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante, duke shtuar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur rastet.

Ai ka kërkuar që me solidaritet të përballohet situata.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6344 të testuar, 2432 kanë rezultuar pozitivë, 1872 janë, të vdekur janë 71 persona, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje”, thuhet në kumtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme