Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi informon se dy kompani turke kanë hyrë në garë për ndërtimin e gazsjellësit kryesor të gazit në Maqedoninë e Veriut.
“Kompanitë “Aksa Dogalgas Dagiti AS” nga Republika e Turqisë dhe “Palmet Energy Anonymous Shirketi” gjithashtu nga Turqia kanë paraqitur oferta për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në vend.
Bazuar në raportin e Ministrisë së Ekonomisë, ditën e djeshme Qeveria solli vendim me të cilin këto dy kompani do të ftohen të marrin pjesë në fazën e dytë në dialogut konkurrues.
Kjo do të thotë që këto dy kompani do të marrin pjesë në procedurën e tenderimit deri në fazën e tretë, që do të thotë zgjedhja përfundimtare e një kompanie me çka do të krijohet partneritet publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Bekteshi në Facebook.
Sipas kushteve që duhet t’i plotësonin investitorët e interesuar për pjesëmarrje në thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Ekonomisë janë: të kenë të paktën pesë vjet përvojë në shpërndarjen e gazit natyror, të paktën 100 mijë përdorues të lidhur në sistemin e tyre të shpërndarjes, të kenë shpërndarë të paktën 3 miliardë m3 në 3 vitet e fundit, dhe të kenë të paktën 150 milion euro të ardhura vjetore në 3 vitet e fundit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...