Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës në konsullatën e Kosovës në Çeki.
Rugova tha se pas emërimit të “një super konsulli” në Çeki, kjo Republikë është ngazëllyer nga ky fakt dhe ka vendosur që të hap Konsullatë në Malishevë.
Postimi i plotë:
Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!
P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!/arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...