Google ADS

Gruaja e prekur nga koronavirusi shëtit nëpër rrugët e Tetovës

11:20 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Policia në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.Xh. (72) nga Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “transmetimi i një sëmundjeje ngjitëse”.

“Më 15.11.2020 në Tetovë, në shtëpinë ku personi i raportuar po qëndronte me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për izolim në shtëpi, gjatë kryerjes së kontrollit nga pjesëtarët e uniformave blu u konstatua se ajo nuk ishte në shtëpi, duke shkelur rregulloret e lëshuara nga organet kompetente për parandalimin e transmetimit të sëmundjes infektive Covid-19”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Pacensure

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme