Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur sot konferencë me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti.
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi thotë se pandemia e ka rënduar shumë gjendjen e sektorit privat në Kosovë.
Ai po ashtu ka bërë të ditur që 70% të punëtorëve teknik janë të infektuar, raporton portali arbresh.info
“Gjendja e punëtorëve të sektorit privat çdo ditë po përkeqësohet, edhe në kushte normale kemi qenë në gjendje të rëndë. Një gjendje të përkeqësuar ka bërë edhe largimi i punëtorëve nga vendet e punës. Gjendjen përpos Covid e rendon edhe mbarimi i punëve sezonale dhe tani gjendja sezonale i qet punëtorët në situatë të palakmueshme. Mbi 70 % të punëtorëve teknik dhe të sigurimit janë infektuar. Të gjithë institucionet nuk i kanë mbështetë punëtorët. Ka pas raste kur punëtorët janë infektuar dhe të testohen, ata nuk janë lejuar nga pronarët”, tha Azemi.
E kur flet për pakon emergjente Azemi thotë se nga ajo pako përfituan vetëm pronarët e aspak punëtorët.
“Pako emergjente thuhet se i është dedikuar punëtorëve, 80% e pakos ka shkuar në xhepat e pronarëve. Pakoja për stimulimin e bizneseve, prapë nga kjo pako punëtorët e sektorit privat nuk fituan asgjë. As në pakon e tretë nuk do të përfitojnë dhe përfitues janë pronarët”, tha Azemi.
Ai po ashtu adresoi kritika të ashpra ndaj deputetëve të Kosovës, i cili tha se për pazare politike po luajnë me qytetarët e vendit.
“Qeveria e Kosovës në momentin kur ka nxjerrë vendim se do të bëjë pagesën e mjekëve, infermierëve, ne kemi kërkuar qe edhe punëtorët e sektorit privat të paguhen. Ne kohen e fundit e kemi pa që MSH si ka pranuar listat e tyre. Deputetët po luajnë me fatin dhe ushqimin e fëmijëve, për interesa politike e partiake. Këtë nuk ua dëshiroj as shteteve armike”, tha Azemi./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...