MPB: Sanksionohen 396 vozitës në Shkup

09:56 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 396 gjoba, mes të cilave 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 27 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Nga policia njoftojnë se janë vendosur 20 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar përparësinë e këmbësorëve. 14 sanksione janë vendosur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes si dhe 49 gjoba të shqiptuara për këmbësorët që nuk kanë respektuar rregullat. Për parkim të paligjshëm janë shqiptuar 87 gjoba ndërsa për mosmbajtje të maskës mbrojtëse 54 gjoba.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për më shumë siguri në trafik./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme