Taulant Balla dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt

09:32 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Partia Socialiste ka kërkuar Komision të Posaçëm për raportin e Dick Martyt.

“Balkanweb” raporton se shefi i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për të ngritur Komisionin.

Kërkesa për ngritjen e Komisionit u firmos nga ana e 18 deputetëve të parlamentit shqiptar. Ky komision është ngritur për hetimet e Dick Martyt ndaj krimeve të supozuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Balla shprehet se Komisioni i Posaçëm ka hartuar një raport përmbledhës. Po ashtu, Balla thekson se ky Komision do të hartojë edhe një raport informues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme