Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar lidhur me varrezën masive në Kizhevak të komunës së Rashkës në Serbi, ku dyshohet të jenë rreth 17 trupa të shqiptarëve.
Vuçiq tha se gërmimet në Rashkë nuk do të mund të ishin kryer pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe.
Madje ai tha se është krenar se është president që nuk e ka problem të thotë se asnjë krim nuk duhet harruar. Vuçiq shtoi se sipas tij çdo krim duhet ndëshkuar.
Disa ditë pasi u zbulua varri në Rashkë, u botua lajmi se Aleksandër Vuçiqi ishte ndaluar të hynte në Kosovë.
Pas kësaj, Vuçiq deklaroi se kërkoi që të hynte në territorin e Kosovës, pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kërkoi që të shkonte në Rashkë, por që janë dakorduar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që këto vizita të mos ndodhin.
“Nga Evropa thirrën dhe thanë që duhet të pajtohemi, që gjithçka të rregullohet, që askush të mos shkojë askund dhe ramë dakord që të mos flitet për cdo gjë në publik, në mënyrë që të mos mërzisim as publikun serb dhe as atë shqiptarë. Është bërë histori e madhe, si edhe për gënjeshtrën që unë i kërcënova me skenarin e Karabakut, megjithëse ata e kuptuan shumë mirë atë që doja të thoja, ata sërish thanë se Vuçiq është i padëshirueshëm në Kosovë”, tha ai./Arbresh.info/
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...