Zdravko Krivokapiç, i cili është i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi ka reaguar pas kërcënimeve kundër Dritan Abazoviçit duke kërkuar që të vihet në mbrojtje urgjentisht.
“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut. Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë.
Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviçit, por edhe qytetarëve të tjerë të vendit tonë” deklaroi ai.
Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić denoncoi se një klan mafioz kërcënoi Abazoviçin dhe familjen e tij me eliminim fizik.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...