A mendoni që më nuk mund të arrini aq gjëra sa keni mundur më herët? A ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, madje edhe kur keni fjetur mjaftueshëm? A e fajësoni punën tuaj dhe vitet për shkak të kësaj? A mendoni që nuk mund të arrini aq gjëra sa keni menduar më herët? A e dini se nga vjen e gjithë kjo lodhje të cilën e ndjeni?
Njerëzit shpesh ndihen kështu sikurse edhe ju. Sot ekzistojnë madje edhe sëmundja e cila quhet lodhje kronike. Ka shumë shpjegime të ndryshme mjekësore për atë se çfarë ndjeni.
Nëse flini mjaftueshëm natën, respektivisht, nëse flini në mes shtatë dhe nëntë orë në ditë por ende jeni të lodhur, atëherë është koha ta vizitoni mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza për të zbuluar shkakun e lodhjes suaj.
Ndonjëherë lodhja është simptomë e sëmundjes serioze, edhe pse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për diçka të lehtë që mund të largohet dhe shërohet lehtë.
Anemia mund të jetë një nga këto arsye. Anemia është shkaku kryesor i lodhjes tek femrat. Deri tek ajo vjen kur gjatë ciklit menstrual femra humb shumë gjak, dhe kështu edhe shumë hemoglobinë. Hemoglobina është proteinë e pasur me hekur e cila bart oksigjenin nga mushkëritë në pjesët tjera të trupit.
Kështu nëse keni mungesë të hemoglobinës në organizëm, organet dhe indet tuaja nuk marrin mjaft oksigjen për ç’arsye ju ndiheni të lodhur. Shkaqet tjera mund të jenë gjakderdhja e brendshme, mungesa e hekurit, acidit folik ose vitaminës B12. Për të përcaktuar nëse keni anemi, mjafton të bëni analizat e gjakut.
Nëse e keni mundeni që ta zgjidhni këtë problem lehtë. Mjafton të merrni disa shtesa dhe përmes ushqimit të konsumoni mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Me terapi adekuate, lodhja do të zhduket për më së shumti një muaj.
Arsyeja e dytë me radhë e lodhjes është hipotireoza. Nëse ndiheni të lodhur, dembel dhe pak depresivë, kjo mund të jetë shenjë e funksionit të reduktuar të gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është gjëndër e vogël në formë fluture e cila gjendet në pjesën e poshtme të qafës tonë dhe kontrollon metabolizmin tonë.
Deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçare të jetës gati çdo e pesta femër sëmuret nga hipotireoza, ndërsa më së shpeshti është në pyetje ndonjë sëmundje autoimune. Ajo shpesh është e pranishme me vite dhe nuk shërohet sepse simptomat e hipotireozës i shpjegojmë në mënyra tjera. Atë në fakt mund ta zbulojmë lehtë, vetëm duhet të kontrollohet niveli i hormoneve T3 dhe T4 në gjak. Aplikimi i hormoneve sintetike do të na e zgjidhë shpejt problemin dhe lodhja do të zhduket si me magji.
Infeksionet e traktit urinar po ashtu janë një nga shkaqet kryesore të lodhjes kronike. Në fakt, ndonjëherë lodhja është edhe simptoma e vetme e kësaj sëmundje. Këtë sëmundje e shkaktojnë bakteret që i marrim nga ndonjë sipërfaqe e ndotur si kapaku i tualetit ose nga duart e ndotura. Marrëdhënia seksuale po ashtu mund të jetë arsye e shfaqjes së kësaj sëmundje sepse në këtë mënyrë bakteret arrijnë deri tek uretra. Aplikimi i antibiotikëve mund të përmirësojë gjendjen shpejt.
Sa i përket sëmundjeve tjera, apnea si edhe sëmundjet e ndryshme të zëmrës mund të çojnë deri te shfaqja e lodhjes. Shumë kanë apne në gjumë dhe nuk e dinë këtë gjë. Nëse keni apne, gjumi juaj është i ndërprerë, çka do të thotë që nuk pushoni mjaftueshëm gjatë natës. Atë e shkakton pengimi i sistemi respirator, kështu që përveç se nuk flini edhe nuk merrni mjaft oksigjen gjatë natës. Nëse nuk e shëroni apnenë rreziku nga sulmi në tru ose zemër rritet. Terapia adekuate si dhe ndryshimi i stilit të jetesës dhe ndërprerja e duhanit mund t’ju ndihmojë tek kjo sëmundje.
Po ashtu, nëse keni ndonjë sëmundje të zemrës, me siguri do të ndjeni lodhje si dhe dhimbje në gjoks. Më së miri është të kontaktoni mjekun tuaj për të vërtetuar se për çka bëhet fjalë. Secila sëmundje e zemrës, nëse nuk shërohet mund të ketë pasoja fatale.
Përveç këtyre, konsumimi i sasisë së madhe të kafeinës si dhe ushqimi i keq mund të jenë një nga shkaqet e lodhjes kronike. Nëse keni testuar gjithçka dhe keni kuptuar që organizmi juaj funksionin si duhet, por ende jeni të lodhur, kjo është shenjë që duhet të ndërroni shprehitë tuaja dhe t’i ktheheni stilit më të shëndetshëm të jetesës. Nuk është e rëndësishme se sa gjatë flini, por kur shkoni në shtrat.
Reduktoni konsumimin e kafeinës, ndaleni duhanin, ushqehuni më shëndetshëm, merruni me ndonjë aktivitet fizik dhe do të keni mjaft energji për çdo punë ose detyrë që ju pret./eo/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...