Google ADS

Rogova: Ofendimi i Selmanajt ndaj Bogujevcit, i njëjtë më ofendimin që i kishte bërë Aleksandar Jabllanovic nënave gjakovare

23:29 | 24 Nëntor 2020
L G

Rrjeti Grave të Kosovës (RGK) e cilëson të njëjtë ofendimin që zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj i ka bërë deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci me atë që ish-ministri serb Aleksander Jabllanovic u kishte bërë nënave gjakovare.

Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), thotë deklarata fyese e Selmanajt përfshinë qëndrimin e Qeverisë Hoti, pasi ai përfaqëson këtë qeveri.

Rogova, thotë se deklaratë e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë Hoti, Driton Selmanajt ndaj Saranda Bogujevcit nuk e sheh hiq më ndryshe se sa ofendimin që u kishte bërë nënave gjakovare ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq i cili vinte nga Lista Serbe, raporton arbresh.info.

Rogova në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, kur një përfaqësues i qeverisë, siç është Selmanaj, flet ashtu, sjell reagime të shumta, pasi i bie që qeveria po ofendon./arbresh.info/

Të ngjashme