Google ADS

Muhaxheri: Presidenti i ardhshëm i Kosovës nuk mund të jetë person pa fuqi politike

22:50 | 24 Nëntor 2020
L G

Gazmend Muhaxheri ka thënë se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një person që ka edhe fuqi politike.

“Presidenti duhet të ketë një fuqi politike. Nuk mund të zgjedhet president dikush që nuk ka fuqi politike. Një person apolitik e ka të vështirë të funksionojë në raportin e forcave që janë në Kuvend”, tha ai në “Debat Plus”.

Kryetari i Pejës thotë se presidenti ka disa detyra të rëndësishme siç janë emërimet e ambasadorëve, emërimet në AKI.

‘Nuk mund të jetë president dikush që është komplet i larguar nga politika”, tha Muhaxheri, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në parti ende nuk është diskutuar kjo pozitë pasi sipas tij së pari kjo duhet të diskutohet me partitë tjera.

Muhaxheri nuk ka përjashtuar asnjërin nga opsionet që i është ofruar nga moderatori Ermal Panduri si kandidatë të mundshëm për president.

“Edhe Rexhep Qosja mund të bëhet president. Edhe Veton Surroi, Nexhat Daci, Murat Jashari. Këta mund të bëhen ndonjëri president por së pari duhet t’i marrin votat e deputetëve në Kuvend”, deklaroi më tej Gazmend Muhaxheri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme