Google ADS

Thyen çdo rekord, Dua Lipa nominohet për gjashtë çmime në “Grammy Awards 2021”

21:26 | 24 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në karrierë.

Ajo tashmë ka krijuar projekte të shumta dhe mjaft të suksesshme, ndërsa falë tyre ka arritur të grumbullojë një pasuri të madhe, shkruan portali arbresh.info

Por, sukseset nuk kanë të ndalur për yllin kosovar.

Mbrëmjen e djeshme, Dua fitoi në “AMA 2020” çmimin e “Këngës më të preferuar Pop”, duket se Lipa po kryeson edhe në një eveniment tjetër.

Bëhet fjalë për “Grammy Awards 2021”, ku 25-vjeçarja po dominon së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift.

Dua kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

Me këngën “Don’t Start Now” për çmimin “Song Of The Year”, “Record Of The Year”, “Best Pop Solo Performance”.

Ndërsa me këngën “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Album Of The Year”, dhe “Best Pop Vocal Album”.

E për çmimin “Best Pop Duo/ Group Performance” është nominuar me këngën “Un Dia”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme