Interi është duke tentuar që sa më parë të largojë Christian Eriksenin nga skuadra, pasi ka dështuar të tregojë vetën në Serie A.
Të njëjtën gjë është duke tentuar të bëjë edhe Real Madridi me Iscon, që duket se nuk i ka raportet e mira me Zinedine Zidanen.
Danezi kaloi te Nerazzurët në janarin e këtij viti nga Tottenham Hotspuri, mirëpo nuk ia ka dalë të përshtatet në strategjitë e Antonio Contes.
Në anën tjetër, Zidane nuk është i kënaqur me sjelljen e Iscos dhe po tenton që ta largojë atë qysh në janar.
Sipas asaj që raporton Sky Germany, Real Madridi dhe Interi po diskutojë për mundësinë e shkëmbimit të dy lojtarëve në afatin e dimrit.
Los Blancos e vlerësojnë Iscon në shumën e 70 milionë eurove, derisa Interi ka paguar për Eriksenin 30 milionë.
Skuadra italiane duhet të paguajë një shumë rreth 20-30 milionë, për të përfunduar marrëveshjen me Real Madridin. /Telegrafi/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje