Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot deklaroi se opozita ka qenë me kohë e njoftuar për propozimin që Kuvendi të punojë online në kushte të pandemisë dhe izolimit të deputetëve.
Megjithatë, ai theksoi se ideja nuk është që Kuvendi plotësisht të punojë online, por të kyçen vetëm deputetët që janë të infektuar me COVID-19 dhe në izolim.
“Thirrja e deputetëve të opozitës është që të jenë të kyçur në punën e Kuvendit. Me kohë janë njoftuar për të gjitha idetë. Tre muaj flasim për këtë. Propozimi nuk është që Kuvendi plotësisht të punojë online”, tha Xhaferi për AIM, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas tij, që të ketë marrëveshje për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.
Ai tha se kjo është situatë specifike dhe nuk duhet të përdoret për qëllime tjera.
Xhaferi tha se plotësimi i Rregullores së Kuvendit mund të bëhet edhe pa mbështetje të opozitës, pasi sipas tij, është nevoja për këtë gjë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...