Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim, Matej Zakonjšek, Sekretar i përhershëm i Komunitetit të Transportit, e cila është organizatë ndërkombëtare në fushën e mobilitetit dhe transportit, e përbërë nga 33 pjesëmarrës – e gjithë BE-ja dhe gjashtë partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim u diskutua për sigurinë e trafikut rrugor, e cila është një sfidë mjaft e madhe, me të cilën po ballafaqohen pothuajse të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, ashtu sikur edhe vendi ynë.
Ministri Veliu theksoi se MPB me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, bashkë me Policinë e Kosovës, vazhdimisht ka trajtuar dhe proceduar problemet në infrastrukturë rrugore dhe ligjore dhe ka vazhduar bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Me këtë rast, Komuniteti i Transportit, ofroi mbështetje të plotë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që kanë të bëjnë më rritjen e sigurisë në trafik dhe përmisimin e infrastrukturës rrugore.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...