Dy të mitur në Qendrën Korrektues për të Mitur në Lipjan po vazhdojnë studimet universitare nga kjo Qendër.
Në kuadër të programeve për trajtimin e të miturve, me qëllim të rehabilitimit dhe risocilaizimit për kthim sa më të suksesshëm në shoqëri, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe arsimimit të të miturve”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Kështu, përveç organizimit të procesit mësimor në nivelin fillor dhe atë të mesëm, ku të gjithë të miturve iu mundësohet t’i vijojnë mësimet aty ku i kanë ndërprerë para se të vijnë në QKML, këtë vit dy të mitur nga kjo qendër po ndjekin online studimet universitare, njëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik dhe tjetri në Universitetin AAB, në drejtimin Shkencat Kompjuterike.
ShKK, bënë të ditur se arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?