Vendimi për mbylljen apo hapjen e shkollave i takon autoriteteve shëndetësore.
Është kjo përgjigjja që kryeministri Edi Rama u ka dhënë zërave për mbylljen e shkollave për shkak të situatës së pandemisë në vend.
Në një komunikim me mediat kreu i qeverisë tha se shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku.
“Ka zëra të përsëritur për mbylljen e shkollave. Dua të theksoj se çfarë hapet e mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuar që kanë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendime në këtë kohë të vështirë. Sipas të gjitha të dhënave dhe orientimet e autoriteteve shkencore mjekësore në të gjithë vendet që ndjekim me vëmendje, shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku e rëndësishme që masat të respektohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh. Personeli drejtues e pedagogjik të jetë këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër mes këtij aspekti të mbrojtjes së drejtpërdrejtë e psikologjike të fëmijëve”.
Kreu i qeverisë u bëri apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen në mënyrë që të shmanget mbingarkesa në spitale dhe dhe një mbyllje që do të kishte pasoja të rënda në të gjitha aspektet.
“Do të kërkoja ndihmën tuaj që të jemi sa më të vetëdijshëm se secili ka në dorë së bashku të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal të të gjithë atyre që janë në nevojë dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh çdo qytetar e qytetarë të vetëdijesohen se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime për të mbrojtur shëndetin e vet e të familjes dhe të afërmve dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme e përnatshme në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me kovid dhe kanë simptoma të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoje të padëshirueshme dhe në aspektin e ekonomisë së çdo familjeve dhe familjes sonë të përbashkët”./A2/
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...