Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një video në Facbook ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19.
Mickoski thekson se Maqedonia është vendi me më shumë viktima në rajon. Mickoski akuzon pushtetin se nuk po realizon mjaftueshëm testime.
“Është e thjeshtë, Zaev dhe Filipçe në vend të demagogjisë, mjafton të sigurojnë shtretër për pacientët dhe oksigjen të mjaftueshëm për të sëmurët. Le të mos shpjegojnë tregime, realiteti është krejtësisht ndryshe nga ajo që publikohet në mediumet e shtypura, ndërsa numrat na tregojnë për humbje. Maqedonia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, me numër të vogël të testimeve. Epilogu është numër i madh i vdekjeve”, ka shkruar Mickkoski në mbishkrimin e videos./alsat
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...