Lidhja Demokratik e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës si duket kanë qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e postit të Presidentit .
Ani pse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bër publik kandidaturën e tij për president kjo nuk po i bënë përshtypje PDK-së e LDK-së, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, gjatë së hënës në intervista të ndarë kanë bërë më dije se janë duke diskutua për postin Presidentit dhe se nëse s’ka zgjidhje mbeten zgjedhjet si opsion i fundit, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sa i përket zgjedhjes së presidentit janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje.
“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, ka deklaruar Hoti në Klan Debat.
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj u shpreh se për çështjen e zgjedhjes së presidentit do të ketë zhvillime interesante.
Ai theksoi se në këtë garë do të ketë disa kandidatë.
“Unë kam thënë që PDK do të votojë një qeveri kur të ketë postin e kryeministrit.
Nëse i kthehemi gjendjes aktuale është më plot sfida, ato sfida njëkohësisht janë edhe mundësi për klasën politike që të tregojnë një pjekuri dhe sfidat t’i kthejnë në zgjidhje. Sa i përket zgjedhjes së presidentit është një temë e cila po na pret por deri atëherë kemi 5 muaj dhe shpresoj që brenda 5 muajve kjo klasë politike do të gjejë një zgjidhje.
Deri më tani kemi një kandidaturë zotin Ramush Haradinaj. Ai ka paraqitur kandidaturën e tij, mirëpo ajo kandidaturë nuk është zyrtare, pasi për të qenë e tillë duhet të vinte nga koalicioni qeverisë dhe jo nga lider i një partie. Do të kemi zhvillime interesante. Mund të kemi shumë zgjidhje. Mund të kemi më shumë se një kandidat.
Deri më tani koalicioni qeverisë nuk ka paraqitur kandidat, as PDK-ja nuk ka paraqitur kandidat. Sa më shumë t’i afrohemi datës, gara do të bëhet më interesante dhe do të dalin pretendentë të rinj”, u shpreh ai.
Totaj ka besim se presidenti do të zgjidhet me konsensuse nga liderët politikë.
“Zoti Mustafa këtë e ka thënë përmes mediave, por do ishte mirë që kjo çështje të diskutohet përmes liderëve të partive dhe aty do të tentonte të gjendet një zgjidhje.
Mirëpresim që rreth kësaj çështje të ketë diskutime. Nëse duam të gjejmë zgjidhje do të duhet të kishte patjetër edhe një tryezë mes liderëve.
“Nuk e kemi luksin që të mbajmë zgjedhjet çdo vit. Mendoj se akoma nuk janë shterur të gjitha mjetet dhe mendoj se mund të gjendet zgjidhje pa shkuar në zgjedhje. Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit”, përfundoi ai në euronews.
Kushtetuta përcakton që kryetarja nuk mund ta ushtrojë postin e u.d. të presidentit më shumë se 6 muaj. Brenda kësaj periudhe duhet të zgjidhet presidenti i ri, në përputhje me nenin 90 të Kushtetutës.
Në pamundësi të zgjedhjes së presidentit të ri, kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e u.d. të presidentit, duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...