Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Adem Istrefi

10:48 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Pasditen e së hënës ka vdekur shkrimtari i njohur shqiptar, Adem Istrefi.

Varrimi i tij do të bëhet të martën në Tiranë.

Adem Istrefi ka lindur më 14 mars në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit. Në moshën 14-vjeçare kishte ikur nga vendlindja për në Shqipëri ku studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Ai ka punuar edhe si redaktor në revistën “Nëntori”.

Ishte ndër poetët më të shquar shqiptarë. Publikimin e vëllimeve të tij poetike e nis që në vitin 1967 me “Net Kosovare” për të vazhduar më tej: “Mëngjesi i së nesërmes” (1969), “Dritaret e fjalës” (1972), “Gjerdan lirie”, (1977), “Pasha këtë dhe” (1982), “Në shuplakë të ditëve shkrova” (1986), “Një zog midis meje e diellit” (1989), “Pa therra në fyt” (1995) “Arti i vdekjes bukur” (2004)

Kurse në prozë është paraqitur me romanet “Lëshoma hisen e diellit” (1984), “Lemeria” (1992), “Kallukanxha” (2001), “Nganjëherë bëja me sy vdekjes” (2004), “Askundia” (2004) dhe më përmbledhjen e tregimeve me titull “S’mund t’i lija pa folë” (1989).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme