Google ADS

U përplasën për UÇK-në Rama e Basha, kjo është porosia e Hotit për ta

12:11 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Vijon debati politik në Shqipëri për rolin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në luftën e UÇK dhe hetimet për krimet e luftës.

Pas akuzave të rënda ndaj Milaim Bellanicës, që filmoi masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës, Kryeministri Rama i ka kërkuar Bashës që t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse ia kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër.

Këto përplasje të liderëve politikë në Shqipëri i ka komentuara kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Arbresh.info.

“Lufta që ka ndodhur në Kosovë 1998-99, është periudha më e lavdishme e historisë së re të shqiptarëve, dhe ky është fakt. Unë besoj se nuk duhet  të përdoret kjo për ballafaqime politike qoftë në Prishtinë ose në Tiranë. Kështu që nga ky këndvështrime unë i shoh komplet  të ma nevojshme  ballafaqimet politike, përdorimi e kësaj situate që na është krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për ballafaqim në Tiranë, akuzat që po bëhet atje janë krejt të pa baza, dhe i ftojë dhe ju kërkojë  që të ndalet një debat i tillë sepse nuk është i shëndetshëm”, ka thënë Hoti në klan të Maqedonisë

Shefi i qeverisë kosovare  ka bërë thirrje që mos të përdore situata e Kosovës në Shqipëri.

Pas daljes përpara Gjykatës Speciale të Hagës së ish- luftëtarëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte, vëmendja është rikthyer edhe te kryedemokrati Lulzim Basha. Një nga dëshmitarët kryesor të një prej masakrave më të mëdha, asaj në Krushë të Madhe, Milaim Bellanica ka filmuar momente nga ekzekutimet e fjalimet e serbëve dhe këtë kasetë ia thotë ka dorëzuar Bashës kur ishte punonjës i UNMIK, por ai e zhduku. Ka qenë fillimisht kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi Bashës që ta publikonte këtë kasetë, pasi ishte një provë shumë e rëndësishme për vendosjen e drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë, për rolin e Bashës në luftën e Kosovës ka folur edhe ish- komandati i UÇK, Latif Gashi i cili ka deklaruar se kryedemokrati e ka arrestuar dhe edhe pse ka qenë me maskë ai e ka njohur. Nisur nga këto deklarata të dëshmitarëve, kryeministri i kërkon që të dalë të sqarojë pozicionin e tij.

Të ngjashme