Google ADS

Infektohet me Covid-19 këngëtari Bad Bunny

10:25 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Bad Bunny ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Publicisti i tij i ka thënë AP që artisti nuk ishte shfaqur ndonjë simptomë deri të hënën, transmeton portali arbresh.info

Lajmet arritën pasi Bad Bunny fitoi çmimin artisti i preferuar mashkull latin dhe albumi i preferuar latin për Yo Hago Lo Que me Da La Gana në American Music Awards.

Ai gjithashtu ishte planifikuar të interpretojë këngën e tij hit “Dákiti” me Jhay Cortez në shfaqjen e çmimeve, por e anuloi atë pa lëshuar një deklaratë. Ai akoma dorëzoi çmimin për artisten e preferuar latine, por në distancë.

Pas lëshimit të YHLQMDLG në shkurt, Bad Bunny befasoi fansat e tij me ardhjen e albumit të tij të tretë në studio surprizë Las Que No Iban a Salir në maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme