Grumbullimet në fushatë zgjedhore, PDK-ja kritikon LDK-në

09:39 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin Avdullah Hoti e liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë, ku në ligjin e pandemisë pika 4, thuhet se “Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike, përjashtim për rastet e lejuara me këtë vendim”, shkruan arbresh.info.

Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar në Fcebook, Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë./Arbresh.info

A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë?

Posted by Betim Gjoshi on Tuesday, 24 November 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme