Bllokimi i Legjislativit, Kriza Politike dhe Menaxhimi i Pandemisë!

08:15 | 24 Nëntor 2020
M. A.

Shkruan: Ismet Haziri

 

Bllokimi i Legjislativit ,Kriza Politike dhe Menaxhimi i Pandemisë!

Ka kohë që legjislativi po çalon nga aspekti i miratimit te ligjeve dhe vendimeve tjera për miratim qe janë ne interes te funksionimit te sistemit te tërësishëm ne Kosovë.
Kjo situatë thuaja se ka qenë më se e njohurë dhe do të vazhdoje edhe ne legjislativet e ardhshme për sa herë qe krijohen qeveritë me brishtësi dhe pa force homogjene politike, e pse jo ne rrethana qe po jetojmë duhet edhe një homogjinitet nacional.
Kërkesa për një homogjinitet nacional nuk është as popullizëm e as nacionalizëm. Por është imanentë për sa kohë, dhe ne te gjitha kohët qe lista serbe do te jetë kategori kushtetues dhe përveç tjerave ajo është ne shërbim te politikes hegjemoniste serbe që nga koha e “GARISHANINIT” e deri ne ditët e sotme qe ndikohen nga kisha” ORTODOKSE” serbe, “FRANCUSK 7” dhe nen ndikimin e eksponentit tandem serb te këtyre institucioneve, si ultra nacionalist dhe vazhduese te idesë se Millosheviqit, Vuqiq –Daqiq.
Mjerimi i politikes shqiptare edhe për kundër mundësive historike qe janë ofruar ne fillim te mileniumit te ri nuk ka te ndal. Etja për te zaptuar pasuri te popullit dhe për te sunduar është e pa fund. Bajraktarizmi, meritokracia, korrupsioni e nepotizmi po vazhdojnë . Shteti nuk po ndërtohet me hapat e koherencës me qellim qe të përcjellë trendin e zhvillimeve regjionalen në fushat e ekonomisë, sigurisë, arsimit , mjekësisë dhe ne te gjitha lëmit tjera me rëndësi te veçanta. Kriza politike e thelluar ua ka humbur fillin e te kuptuarit te politikes se mirëfilltë parimore, që do te duhej të ishte e drejtuar dhe e mbështetur mbi programe e platforma programor, fatkeqësisht e tëra është kthyer ne armiqësi te pakuptimët dhe që ka dyshime se as vetë ata qe sot gjinden ne ballë te politikbërjes nuk e kanë idenë e daljes nga kjo krizë, vetëm se mbesin mbi idenë se e rëndësishme është pjesëmarrja në ndarjen e interesave që kanë te bëjnë ne fitim e privilegje. Lidershipi duhet te jetë vigjilent edhe nga fakti se rrethanat gjeostrategjike nuk po janë gjithnjë ne favorin e Kosovës, Bota nuk sillet rreth nesh. Ndryshimet ne administratën amerikane duhet të jetë sinjal i ndezjes se motorëve që ne këtë administratë te përmbyllën negociatat e stërzgjatura e të pabarabarta me Serbin. Ka sinjale qe ne ballë te politikes amerikane do te qëndrojnë lideri qe e njohin mirë situatën ballkanike dhe ne veçanti rrethanat e Kosovës si dhe raportet Kosove –Serbi. Duke u gjendur para një momenti te këtillë , kriza politike duhet te merr fund, subjektet politike duhet te reflektojnë drejtë interesit kombëtare, e nëse duhet te i ngrinë raportet e tanishme politike me një moratorium qe te i vazhdojnë atëherë kur gjerat do te jenë shumë ma ndryshe e ma te favorshme. Prioritet e Kosovës duhet te vihen karshi kërkesave qytetare e kombëtare. Para administratës se re te SHBA duhet dilet çart, me kërkesa për mbështetje ma shumë ne krijimin e sigurisë vetanake, pra një ushtri me prerogativa te plota në tërë territorin dhe me një potencial mbrojtës proporcional me rreziqet që është Kosova, duke faktuar kercnimet serbe ndikim ne krijimin e një drejtësi me standardë e me ekuilibër te pranueshëm ndërkombëtar, kërkesë për investime direkët amerikane, ngase edhe prodhojnë siguri dhe zhvillim, mjekësi , arsim e prodhim te produkteve bujqësorë te bollshme e te shëndetshme. Pandemia gjithësie është problem qe ka goditur edhe vendet ma të zhvilluara, por assesi nuk guxon qe nga kjo gjendje e rëndë të humbë busulla qeverisëse dhe të shkojë vendi në anarki. Fundi i fundit, pjesa vitale e shoqërisë. brezi i mesëm dhe i rinis nuk janë te goditur, prandaj duhet me përkushtim te veçantë të jenë të angazhuar në detyrat që dalin për të ruajtur funksionimin normal të gjithë dikastereve shtetërorë.

(Opinioni nuk është qëndrim i redaksisë së portalit arbresh.info. Autori, Ismet Haziri është opinionist i medave shqiptare)

Të ngjashme