Vaksina e tuberkuzolit ul mundësinë e infektimit me COVID-19

01:33 | 24 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një vaksinë e përdorur gjerësisht kundër tuberkulozit në SHBA është lidhur me ulje të shanseve të infektimit me koronavirusin COVID-19, sipas një studimi të qendrave mjekësore amerikane Cedars-Sinai. Zbulimi shton mundësinë që një vaksinë tashmë e lejuar në SHBA të ndihmojë në parandalimin e infeksionit të koronavirusit ose të reduktojë ashpërsinë e sëmundjes. Vaksina e njohur si Bacillus Calmette-Guérin (BCG), është krijuar në vitet 1908 deri në 1921 dhe i jepet më shumë se 100 milionë fëmijëve çdo vit në të gjithë botën.

Në SHBA ajo është e aprovuar në trajtimin kancerit të fshikëzës dhe si vaksinë për njerëzit më të rr ezikuar nga tuberkulozi. Tashmë ajo po testohet në disa vende të botës për efektivitetin e mundshëm kundër COVID-19. Në studimin e ri kërkuesit analizuan mostra gjaku nga 6,000 punonjës të shëndetësisë nga qendrat Cedars-Sinai për anti-trupa ndaj SARS-CoV-2, që është virusi që shkakton COVID-19, dhe gjithashtu i pyetën ata për historinë e vaksinimeve të mëparshme që kishin kryer.

Studiuesit zbuluan se punonjësit shëndetësorë që ishin vaksinuar më parë me BCG, që ishin rreth 30% e totalit, kishin shumë më pak gjasa të kishin anti-trupa SARS-CoV-2 në gjakun e tyre, dhe nuk ishin prekur nga koronavirusi. Arsyet për nivelin e ulët të anti-trupave SARS-CoV-2 nuk ishin të qarta, tha autori i studimit Moshe Arditi.

“Më sa duket, individët e vaksinuar me BCG kanë qenë më pak të sëmurë dhe kanë prodhuar më pak anti-trupa kundër SARS-CoV-2, ose mund të kenë aktivizuar një reagim më të mirë imunologjik kundër virusit,” tha Arditi. “Ne e studiuam vaksinën BCG sepse është ditur prej kohësh që ka një efekt të përgjithshëm mbrojtës kundër disa sëmundjeve virale dhe bakteriale, përveç tuberkulozit, siç janë infeksionet respiratore dhe sepsis te të porsalindurit”, shtoi ai./lexo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme