Google ADS

Isco në shitje, Reali ende s’ka pranuar asnjë ofertë zyrtare

23:01 | 23 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Real Madridi ende s’ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për mesfushorin ofensivë, Isco Alcaron.

Ish ylli i Malagas ka kontratë me “Los Blancos’ deri në qershorin e vitit 2022 dhe klauzolë të lirimit me vlerë 700 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Babai i lojtarit, Francisco ka paralajmëruar klubin se dëshira e spanjollit është të largohet, por ende s’ka ndonjë ofertë zyrtare.

Vendimi i spanjollit shihet si befasues nga klubi, meqenëse nuk kishin plan ta ndryshonin skuadrën në afatin e janarit.

Në fakt, thuhet se Reali synonte të mos rinovonte me Luka Modric dhe Isco të mbetet në “Santiago Bernabeu”, por gjërat kanë ndryshuar.

Thuhet se mesfushorin e vëzhgojnë klubet e mëdha angleze si Manchester City, Arsenal dhe Everton, ndërsa kartoni i tij vlen mes 65 – 70 milionë euro./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme