Frenimi i virusit është thelbësor për të mbështetur ekonominë që po preket rëndë nga rritja e rasteve të reja të koronavirusit të ri dhe kufizimet e vendosura në vende të ndryshme për frenimin e tij, njoftoi sot G20 në komunikatën e saj përfundimtare.
“Përballë një rimëkëmbjeje të trazuar, një sistem tregtar shumëpalësh është më i rëndësishëm se kurrë, ashtu si infrastruktura është thelbësore si një nxitëse e rritjes”, vazhdohet në deklaratë.
Liderët e 20 vendeve më të industrializuara theksuan se do të vazhdojnë përpjekjet për të lehtësuar sektorët e udhëtimit dhe turizmit që të rimëkëmben nga pandemia, si edhe të mos kursejnë përpjekjet për qasje të barabartë në vaksina, trajtime dhe diagnostikime për të gjithë, duke iu përgjigjur nevojave financiare për shpërndarjen e vaksinave.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite