Kreu i KE, Michel fton presidentin e zgjedhur të SHBA-ve në samitin e ardhshëm

21:45 | 23 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një telefonatë ka ftuar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm në Berlin.

“Sapo fola me presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe e ftova atë në një takim special në Bruksel vitin e ardhshëm me BE27-tën. Tani është koha për të bashkuar forcat mbi klimën COVID-19, sigurinë dhe multilateralizmin”, njoftoi Michel në twitter.

“Le të ndërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA”, shtoi ai.

Më herët këtë muaj, një zyrtar i BE-së tha se Michel po planifikon të ftojë Biden-in të takohet përmes video-konferencës për të diskutuar pesë çështje kryesore, respektivisht pandeminë COVID-19, vlerat e përbashkëta dhe multilaterizmin, ndryshimet klimatike, tregtinë, sigurinë dhe interesat e përbashkëta gjeopolitike.

Pasi mediat shpallën Biden-in fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit, udhëheqësit e BE-së dërguan mesazhe urimi duke deklaruar se ata duan të ringjallin dhe forcojnë lidhjet BE-SHBA, pasi administrata e presidentit në largim, Donald Trump, dobësoi aleancat.

Pavarësisht korit global të urimeve dhe mirënjohjeve se Biden është president i ardhshëm i SHBA-ve, Trump ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe ka paralajmëruar sfida ligjore ndaj rezultateve të zgjedhjeve./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme