“Maqedonia e Veriut do ta marrë vaksinën kundër COVID-19 që do të regjistrohet e para nëpërmjet mekanizmit Kovaks. Kjo realisht pritet të ndodh në muajt e parë të vitit 2021”.
Këtë e tha profesoresha Aleksandra Grozdanova nga Fakulteti Farmaceutik pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, e cila gjithashtu është kryetare e Komitetit për Imunizim.
Ajo tha se marrëveshja me mekanizmin Kovaks, që e ka nënshkruar vendi, parasheh sasi prej 800 mijë vaksinave, gjegjësisht dy doza për gjithsej 400 mijë njerëz.
“Fillimisht parashihet vaksinim i grupeve të rrezikuara, siç janë punonjësit shëndeëtsor, të sëmurët kronikë dhe popullsia më e vjetër. Më pas planifikohen blerje shtesë të vaksinave për popullsinë tjetër”, tha Grozdanova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...