Google ADS

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për Majlinda Kelmendin, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos

16:28 | 23 Nëntor 2020
L G

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon nesër pritje për Majlinda Kelmendin, pas suksesit të saj të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë.

Sipas njoftimit të këtij Komiteti, e pranishme në këtë eveniment do të jetë edhe kampionia evropiane e xhudos, Majlinda Kelmendi, raporton arbresh.info.

“Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë nesër (e martë) pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. E pranishme në takim do të jetë edhe kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi”, thuhet në njoftim.

Pritja bëhet në zyrat e KOK-ut, me fillim në ora 11:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme