Lyon planifikon të shesë Depay dhe Dembele në janar

16:11 | 23 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Lyon thuhet se po planifikon të shesë dy yjet e skuadrës, Memphis Depay dhe Moussa Dembele në afatin kalimtar të janarit.

Holandezit do t’i skadojë kontrata në qershor të vitit të ardhshëm, ai kërkohet nga Barcelona dhe këtë nuk e ka fshehur as trajneri i kësaj skuadre Ronald Koeman.

Edhe lojtari aludoi largimin gjatë verës, tani Lyon dëshiron që të shfrytzojë rastin të fitojë nga kapiteni i tyre dhe mos të lejojnë të largohet falas verën e ardhshme.

Sipas “Le 10 Sport” edhe Dembele mund të largohet, me Manchester United dhe West Ham të interesuara për shërbimet e 24 vjeçarit.

Ndërkohë, Lyon ka identifikuar zëvendësimet e dyshes, bashklojtari i Berishës tek Remis sulmuesi Boulaye Dia dhe Islam Slimani nga Leicester City.

Kontrata e Dia përfundon në vitin 2022, ndërsa Slimani është i lirë verën e ardhshme me parametra zero.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme