Hamide Xhemajli-Ferizi, nga Drenica, kishte qenë vetëm 19-vjeçare kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1996, atëherë kur pak kush dinte se po organizohej lufta në mbrojtje të vendit.
Këtë rrëfim të jashtëzakonshëm të një prej ushtareve të orëve të para të UÇK-së e ka publikuar Vasfije Krasniqi-Goodman, shkruan Arbresh.info.
“LIRIA KA EMER: Hamide Xhemajli është ushtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qysh në vitin 1996 ajo vendosi që t’i braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, që bashkë të japin gjithçka për lirinë e atdheut. Një vajzë e fortë, me plot ideal për atdheun, nuk u dorëzua kurrë ani pse lufta po ia jepte kujtimet më të dhimbshme. Ajo me emocione tregon ditën kur një burrë i familjes Deliu nga Rezalla e Drenicës erdhi bashkë me vajzen e vogël. Cuculla e vajzës ishte larë me gjak. “Kjo është krejt çka m’ka mbetë prej familjës”, i kishte thënë ai për vajzën. Hamidja nuk ia lëshoi dorën shokut të saj, Bedriut, deri sa ai vdiq nga plagët që mori në betejë kundër forcave gjenocidiale të Millosheviqit. Kjo ishte lufta jonë për liri. Një histori e perbashkët e krenarisë dhe dhimbjes e vajzave dhe djemve tanë. Shprendajeni historinë e jashtëzakonshme të Hamides.#LiriaKaEmer #FreedomHasAName”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në profilin e saj në Facebok.
Në këtë video, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, ish ushtarja e UÇK-së, Hamide Xhemajli-Ferizi, tregon për kohën kur me krenari i ishte bashkuar vëllai të saj në luftë, duke thënë se kjo ishte dashuria ndaj atdheut.
“Kam pasë dëshirë dhe vullnet për me ba diçka për vendim tim dhe jam e lumtur dhe krenare që kam ba aq sa kam mujtë”, thotë ajo.
Hamidja kujton me dhimbje momentet e rënda gjatë luftës, kur kishte humbur një bashkëluftëtar në duart e saj, shoqen e saj, Nanën Salë, si dhe masakrën familjes Delijaj në Abri.
Shikojeni videon e plotë:
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...