Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri dhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andreja Plenković.
Tahiri ka thënë se në këtë takim diskutuan për historinë e përbashkët dhe për luftën çlirimtare të dyja vendeve.
Po ashtu sipas Tahirit u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit. Zëvendëskryeministri Tahiri tha se ka kërkuara nga kryeministri kroat të mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në BE, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diaspors, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Zagreb takuam Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andreja Plenković.
Gjatë takimit me Kryeministrin Plenković i rikujtuam momentet më të rënda të historisë̈ së përbashkët, sfidat që i kaluam së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, periudha këto të lavdisë̈̈ të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit.
Në ëmër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga Kryeministri Plenković të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore.
U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse Pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit.
Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë̈ dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...