Ish-guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur që t’i jepen 204 mijë euro dëmshpërblim për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Për dëmin material dhe jo material të shkaktuar ndaj tij nga shteti i Kosoves gjatë arrestimit, mbajtjes në paraburgim dhe gjykimit në mënyrë të padrejt ndaj tij, Rexhepi konstaton se kjo shumë është e pamjaftueshme.
Andaj, mbrojtësi i Rexhepit, avokati Adnan Pacolli nga kompania e Avokatëve “Arbresh”, ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka aprovuar pjesërisht këresën për dëmshpërblim.
Në ankesën që ka siguruar arbresh.info, mbrojtja e Rexhepit konstaton se në venimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë janë bërë shkelje thelbësore të dispozitave të LPK-së, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Andaj, avokati Adnan Pacolli në ankesë drejtuar Gjykatës së Apelit, propozon që ankesa e Hashim Rexhepit të miratohet si e bazuar, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm të datës 27.10.2020 t’a ndryshoj, ashtu që kërkesëpadia e Rexhepit të miratohet si e bazuar si në parashtresën mbi precizimin e kërkesëpadisë të datës 06.10.2020.
Rexhepi kishte bërë padi para rreth 10 viteve për kompensimin e dëmit të shkaktuar, pasi ishte arrestuar për korrupsion në vitin 2010 dhe ndaj tij ishte zhvilluar një preces gjyqësor ku kishte qëndruar edhe në paraburgim për 172 ditë.
Pas lirimit të tij nga të gjitha akuzat, Rexhepi kishte kërkuar dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim, përballje me gjykim të padrejtë, shpenzimet e mbrojtës së tij si dhe linçimit publik që i ishte bërë.
Rexhepi kishte kërkuar rreth 2 milion euro kompensim të dëmit që i është shkaktuar nga gjithë procesi gjyqësor ndaj tij.
Ndryshe, përvec Hashim Rexhepit, padi për kompensim kundër KGJK-së kanë bërë edhe disa zyrtarë, përfshirë Fatmir Limajn, i cili ka kërkuar kompensim për rastin Kleçka, Sami Lushtaku për rastin Drenica, si dhe rasti më i fundit ai i Teuta, Artina dhe Erna Sopa, familjarë të ish-zyrtarit të qeverisë, Hamdi Sopa, të cilat më 22.shkurt 2019 kanë dorëzuar padi kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për mbajtje në paraburgim në mënyrë të padrejtë.
Ato kanë kërkuar hiq më pak se 25 milion euro dëmshpërblim për arrestimin, mbajtjen në mënyrë të padrejtë në paraburgim nën dyshimet për vrasjen e familjarit të tyre, bashkëshortit respektivisht babait të tyre, Hamdi Sopa në vitin 2013.
Fatmir Limaj për përballjen e tij me procesin gjyqësor në rastin “Kleçka” ka kërkuar shumën prej 6,987.549 euro, ndërsa KGJK i ka ofruar shumën prej 5760 euro në emër të arrestit shtëpiak, si dhe 1425 euro për paraburgim. Ndërkaq ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për përballjen e tij me rastin “Drenica” ka kërkuar shumen prej 1,446.890./E.Ballazhi/arbresh.info/
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë