Mbi 7,800 bimë marijuane të shpërndara në 17 parcela janë zbuluar nga policia spanjolle në malet e qytetit Huesca të Agüero, ndërsa në pranga kanë rënë dy grupe trafikantësh shqiptarë.
Autoritetet njoftojnë se kanë sekuestruar rreth 18.5 ton marihuanë si dhe arrestuan 13 shqiptarë.
Bimët narkotike ishin të fshehura në zona të thella të pyllëzuara ku trafikantët kishin prerë pishat për të krijuar kushtet e favorshme për parcelat e kanabisit.
Fushat ujiteshin përmes pompave që furnizoheshin me energji elektrike me gjeneratorë ndërsa ujin e merrnin nga gomone artificiale të krijuara enkas.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një operacioni më të gjerë të quajtur Operacioni i Gjelbër i cili ka nisur në shkurt të vitit 2019. Gjatë fazës së dytë nga gushti 2019 deri në tetor 2020 më shumë se 800 plantacione ‘kanabis’ u goditën në operacione të ndryshme të kryera në të gjithë vendin.
Në total janë sekuestruar 48 ton kanabis, 3,140 kg kokainë, 85 kg heroinë, 458 armë zjarri dhe më shumë se 7,600,000 euro.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?