Google ADS

Vuçiq në varrimin e patriarkut Irinej: Shqetësimi më i madh i tij ishte Kosova

14:42 | 22 Nëntor 2020
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mbajtur një fjalim në varrimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej – i cili vdiq nga koronavirusi – duke treguar dëshirat dhe shqetësimet e fundit të tij.

Vuçiq tha se shqetësimi më i madh i patriarkut serb ishte Kosova, dhe se ai pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në Prizren, transmeton Gazeta Express.

“Shqetësimi i tij më i madh ishte Kosova dhe Metohija, dhe megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Prizren, ai mbeti gjakftohtë. Ai besonte në forcën në rritje të shtetit serb dhe në bindjen e botës se një zgjidhje e drejtë ishte e mundur për Kosovën”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tregoi edhe për dashurinë që Irinej e kishte për Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putinin.

“Patriarku ynë e donte Rusinë pafundësisht, Patriarkun Kirill, dhe ai ishte pafundësisht mirënjohës Presidentit Putin për ndërtimin e këtij tempulli. Ai nuk ishte kundër Perëndimit, përkundrazi, ai priti dhe besoi se do të ndryshonte pozicioni i tij për çështjen e popullit tonë dhe se ne do të ishim në gjendje të kishim paqe”, tha Vuçiq.

Të ngjashme