Që nga marsi kur në Kosovë është lajmëruar rasti i parë me koronavirus, shteti ka bërë shumë pak për t’i riparuar dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nuk po arrin kurrsesi t’i sigurojë votat e nevojshme për ta votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe këtu nuk po gjen përkrahje as tek votat e opozitës.
Aktualisht, Kosova është nën masa shtrënguese për të parandaluar numrin e madh të rasteve me koronavirus që është më i larti që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.
Ora policore, ndalimi i aktiviteteve ekonomike pas orës 19:00 dhe shtërngimet në gastronomi dhe aktivitete ekonomike kanë bërë që në Kosovë të ketë rënie në qarkullimin e të hollave mbi 1 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë.
Kosova tani ka mbi 12 mijë raste aktive dhe lirimi i masave nuk është në konsideratë nga autoritetet përkatëse, por në anën tjetër nuk shihet shpresë për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Evropian që i sjell Kosovës në arkat e saj 26,5 milionë euro për luftimin e pandemisë, por nga BE kanë bërë apel që të votohet Ligji i Rimëkëmbjes.
Këto thirrje të BE-së janë bërë gjatë ditës së djeshme kur Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog
Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Mehmeti e Szunyog, kërkojnë aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
Thirrje për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes ka bërë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ku i ka bërë thirrje qeverisë t’i sigurojë votat për këtë.
“Lajme te mira! BE-ja vazhdojnë të bëjnë atë që e premtojnë duke mbështetur partnerin tonë të besuar, Kosovën, me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Edhe ambasadori i Gjermanisë bën thirrje të votohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike
Odat Ekonomike të Kosovës kanë shprehur shqetësime të thella lidhur me mos-votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike që do t’i ndihmonte bizneset dhe disa do t’i shpëtonte nga falimentimi.
Vendimit për masat e reja në Kosovë i ka reaguar para 2 javësh edhe Oda Amerikane e Kosovës ku kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mbijetesën e sektorit privat.
E nga Oda Ekonomike e Kosovës, kreu i kësaj ode tha se çdo masë izoluese në Kosovë pa masa të Rimëkëmbjes do të ishte fatale për bizneset dhe ekonominë dhe do të rezultonte me shuarjen e shumë bizneseve, shkruan lajmi.net.
Lidhur me masat shtrënguese në Kosovë kanë reaguar shoqatat e bizneseve private të cilat kanë paralajmëruar protesta në rast se shtrëngohen masat dhe qeveria nuk e ndihmon këtë sektor.
Aktualisht, në Kosovë flitet se mund të ketë shtrëngim të masave, por në anën tjetër qeveria po e ka të pamundur t’i bëjë bashkë votat e nevojshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë epilogu i rritjes së rasteve me koronavirus dhe krizës së madhe ekonomike që e ka kapluar Kosovën.
Vendet e rajonit dhe të Evropës kanë proceduar me hapat e tretë dhe të katërt të Rimëkëmbjes, ndërsa aktualisht në Kosovë ende nuk është votuar hapi i parë.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...