Partia e Afrim Gashit, Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zaev se dëshiron të bëjë legalizimin e marihuanës.
“Pas njoftimit të kryeministrit se dëshiron të bëjë legalizimin e mariuhanës dhe, sipas tij, vendosjen e saj në korniza ligjore, gjoja në emër të përqafimit të disa modeleve evropiane, AlternAtivA konstaton se ky është një nga skandalet më të rënda që po e përfshin këtë qeveri pa shumicë parlamentare”, thonë nga kjo parti, njofton telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë se Zaev mund të ketë nevojë familjare që të legalizojë këtë lloj droge dhe kjo është për qëllime biznesore.
“Neuk mund të lejojmë viktimizimin e jetës së qytetarëve tanë, që familja Zaev të pasurohet edhe më”, thuhet në reagimin e Alternativës.
Në fund ata thonë se si parti që itneresohen për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve do të kundërshtojnë legalizimin e çfarë do lloji droge.
“Jo, drogës në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në fund të reagimit.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?