Kryediplomati rus Sergey Lavrov thotë se përpjekjet për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Karabakun janë “të papranueshme”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, tha sot se Armenia ka rikonfirmuar angazhimin e saj në marrëveshjen e Karabakut, e cila përfundoi përleshjet e armatosura me Azerbajxhanin më herët gjatë muajit.
Duke folur në një konferencë për media pas vizitës së tij në Jerevan, ministri Lavrov tha se kryeministri dhe presidenti armen e kuptojnë që marrëveshja nuk ka asnjë alternativë dhe riafirmuan synimin e tyre për ta zbatuar atë.
“Njëzëri u theksua se përpjekjet për të vënë në dyshim këtë marrëveshje, jo vetëm brenda por edhe jashtë, janë të papranueshme”, tha ai.
Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone të tjera fqinje.
Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe ushtria armene vazhdoi sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit për 44 ditë.
Gjatë 44 ditëve, Baku çliroi disa qytete dhe afër 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen.
Më 10 nëntor, dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse./AA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...