Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Shtipit dhe Pllasnicë.
Fushata do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Megjithatë, promovimi i programeve do të bëhet përmes mediave, rrjeteve sociale dhe billbordeve, pa tubime për shkak të situatës alarmante me kovid-19.
Personat e infektuar me kovid-19, dhe ata që kanë pasur kontakt me ta do të votojnë më 11 dhjetor, dhe do të duhet të paraqiten në mënyrë elektronike për të votuar.
Të sëmurët dhe të dënuarit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 12 dhjetor, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve, pra më 13 dhjetor. Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19 pasdite./alsat
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...