Google ADS

Apple përdor gjurmët e gishtave në raste emergjencash

10:21 | 7 Nëntor 2015
Arbresh.info

Nëse në të ardhmen do të keni nevojë për ndihmë dhe jeni në një situatë emergjente, gjëja e vetme që do ju duhet të bëni është të prekni telefonin tuaj.

Kompania Apple është duke krijuar një teknologji të re në raste emergjencash, e cila e vendos iPhonin tuaj në gjendjen e “panikut” vetëm kur ju vendosni gishtin mbi ekran. Ky opsion do të zbatohet në situata si vjedhje apo aksidente në mënyrë që forcat përkatëse të vijnë menjëherë në vendngjarje.

Gjithashtu nëse telefoni juaj humbet dhe bie në duart e dikujt tjetër , hajduti nuk do të ketë mundësinë të hyjë të të dhënat tuaja./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme