Man City rivalizon Barcelonën për sulmuesin sensacional të Benficas, Darwin Nunez

17:01 | 21 Nëntor 2020
Arbresh.info

Klubi anglez, Manchester City po shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit sensacional të Benficas, Darwin Nunez, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona.

Drejtuesit e Cityt i kanë vënë veten si prioritet për të gjetur një qendërsulmues afatgjatë për të zëvendësuar veteranin Sergio Aguero, i cili mbush 33 vjet në fund të sezonit.

Aguero gjithashtu mund të vendos të largohet nga Etihad Stadium pas skadimit të kontratës së tij në qershor dhe drejtuesit kanë etiketuar disa emra për pasuesin e tij.

Megjithatë, sipas mediumit britanik The Telegraph, lojtari që merret në konsideratë për rolin e sulmuesit është 21-vjeçari uruguaian Nunez.

Nunez ka bërë përshtypje të mëdha me pesë gola këtë sezon për Benfican që nga transferimi i tij nga Almeria në verë.

Sidoqoftë, raporti shton se edhe pse ai konsiderohet të jetë Edinson Cavani i ardhshëm, City beson se ai duhet të zhvillojë lojën e tij më shumë para se të përpiqen ta sjellin atë në Ligën Premier.

Sensacioni i Benficas pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, e cila e sheh si pasues të Luis Suarezit, i cili u largua në verë drejt Atletico Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme