Google ADS

Kim Kardashian lë pa fjalë me fotosesionin e fundit

16:57 | 21 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kim Kardashian vjen me një set fotografik të fundit.

Kim Kardashian këtë mëngjes u shfaq magjepsëse e veshur me rrobat ngjyrë të verdhë, shkruan lajmi.net.

40 vjeçarja më e njohur në ‘planet’, mori gjithë vëmendjen me linjat e saj trupore në rrobat e ngushta, ku edhe grimi i saj ishte për të lënë mbresa.

Ajo kishte veshur një bluzë të verdhë rrjete dhe e kishte kombinuar atë me një mini-fund po ashtu ngjyrë të verdhë me dizajn gjarpri.

“Rreze dielli e mëngjesit”, mbishkroi ajo fotografinë e sjellur.

Në postimin e bërë, Kim, pranoi mijëra komente duke e komplimentuar atë për stilin, trupin dhe bukurinë e veçantë që posedon.

Ndërsa Kim së fundmi u kritikua tej mase për shkak se festoi ditëlindjen me shoqëri dhe familje, në një ishull privat, në mes të një pandemie kaq vdekjeprurëse dhe u tha se i gjithë festimi asaj i kushtoi rreth 2 milionë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme