Kryeministri Avdullah Hoti e ka përkujtuar veprimtarin e hershëm të LDK-së Xhavit Ahmeti në 24 vjetorin e vdekjes së tij.
“Në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Xhavit Ahmeti, i cili humbi jetën njëzet e katër vite më parë, në një aksident tragjik. Prof. Dr. Xhavit Ahmeti ishte veprimtar i dalluar në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, si dhe bashkëpunëtor e këshilltar politik i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Zoti e bekoftë veprën e tij!”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Në zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të Kosovës, Xhavit Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Në Kuvendin II-të të LDK-së më 1994 ai u zgjodh Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Për disa vite Xhavit Ahmeti ishte këshilltar për arsim i presidentit Ibrahim Rugova dhe njëri nga organizatorët e sistemit të arsimit të pavarur të Kosovës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?