Angellov: Përfundoi koha kur thyeja pllaka me kokë, tani drejtoj me Shtabin për Menaxhim me Kriza

12:39 | 21 Nëntor 2020
A. B.

Stojançe Angellov i cili u emërua për drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza në ‘Facebook’ tha se i mirëpret të gjitha idetë konstruktive për t’u menaxhuar më mirë kriza e coronavirusit.

“Përfundoi koha kur thyeja pllaka me kokë. Prej mbrëmë udhëheq me Shtabin Kryesor për Menaxhimin me Gjendjen e Krizës që vjen si pasojë e COVID-19”, shkruan Angellov.

Ai tha se krahas pjesëmarrjes së ekspertëve nga institucione të ndryshme janë të mirëseardhura edhe idetë konstruktive, vërejtje, kritika dhe këshilla që mund t’i shkruani në ueb-faqen e Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Ndryshe, Stojançe Angellov është kryetar i partisë ‘Dinjiteti’ që është pjesë e koalicionit ‘Mundemi’. Ndryshe, ka pamje ku Angellov thyen pllaka me kokë për të dëshmuar forcën e tij./Telegrafi/

Të ngjashme