Google ADS

Rina Balaj lanson projektin e ri muzikor “Zjarr”

09:10 | 21 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur nga Istogu, Rina Balaj ka lansuar projektin e shumëpritur.

“Zjarr” mban titullin prodhimtaria muzikore, që është publikuar në të gjitha platformat digjitale, shkruan portali arbresh.info

Ashtu si titulli i këngës, edhe Rina vjen krejt zjarr me disa momente provokuese në videoklip.

Rina zgjodhi të transformohet në flokë ngjyrë portokalli dhe me një pamje tërësisht ndryshe.

Pamja e saj u komplimentua tejet shumë nga ndjekësit dhe miqtë duke u cilësuar si një artiste me stil të veçantë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme