Google ADS

Dua Lipa shkëlqen gjatë performancës në shfaqjen e “The Graham Norton Show”

08:54 | 21 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi është duke e shijuar suksesin e këngën “Prisoner” me Miley Cyrus.

Të enjten, Dua përformoi në shfaqjen e “The Graham Norton Show” ku u duk madhështore, shkruan portali arbresh.info

Ylli me renome ndërkombëtare, mori vëmendje me një fustan ngjyrë argjendi i cili njëherësh kishte formën e një pelerine.

Dua njëkohësisht ka përdorur krahët e saj për të shfaqur mëngët mahnitëse të fustanit dhe materialin me thekë ndërsa interpretonte këngën e saj.

Bukuroshja dukjen e kompletoi me flokë të kapura dhe me një buzëkuq të lehtë për të theksuar më shumë tiparet e fytyrës.

Performanca e saj vjen pasi ajo bëri përpjekje të reja për të bindur fansat që të bashkoheshin me të në koncertin e saj virtual. /arbresh.info/

Këtu mund ta ndiqni performancën e plotë të saj:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme