“Aktualisht jemi pa të hyra. Nuk kam të hyra në këtë periudhë kur jemi duke jetuar me kursime dhe me të hyrat familjare që i ka bashkëshortja, Besa…. Nuk jam keq, unë kam pasur kursime prej pagës që kam marrë kur kam qenë Vetëvendosje dhe deputet… Por, unë kursej. Shpenzoj tepër pak. Shpenzimet e mia janë minimale. Nuk pi duhan, nuk pi kafe, shumicën e kohës nuk kam dalje”, ka deklaruar Dardan Molliqaj i pyetur për të ardhurat dhe jetesën tani si kryetar i PSD-së.
Ai ka thënë se tani kjo parti është në fazën e strukturimit dhe organizimit dhe se do të planifikohen edhe të ardhurat, njofton 24-ore.info
“Një vjet pasi që të përfundojë mandati i deputetit, paguan shteti dhe ne e kishim këtë deri në shtator dhe tash do të ri-organizohet çështja e financave dhe sigurisht se edhe partia do të jep kontribut”, ka thënë Molliqaj, i cili është shprehur se mbi të gjitha presin mbështetjen e atyre që besojnë në atë që kjo parti prezanton.
Ai është shprehur se PSD tashmë ka një rrugë ndryshe dhe të re pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe se një prej problemeve është potenciali i një pushteti në ardhje, i Vetëvendosjes, ndërsa qeverinë aktuale e ka quajtur pa asnjë potencial, qeveri e arrnuar dhe e mbijetesës.
Ai ka theksuar se një problem më i madh se korrupsioni në Kosovë është koncentrimi i kapitalit, respektivisht pabarazia.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...