Pacolli: Saranda është një pjesë e historisë së Kosovës që nuk do të duhej të harrohet kurrë!

20:03 | 20 Nëntor 2020
Arbresh.info

Deputeti dhe ish kryediplomati ka reaguar pas debatit për të pagjeturit që eskaloi edhe në ofendime e përleshje fizike.

Behgjet Pacolli thotë se për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit, shkruan portali arbresh.info

Tutje ai ka bërë thirrje që të kërkohet falje, madje edhe në rastet kur të tillët janë të keqkuptuar.

“Asnjëherë nuk mund të flasim mjaftë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.  Asnjëherë nuk mund t’i heshtim ata që kanë përjetuar më të keqen. Ne gjithmonë duhet të jemi aty për ta. Nuk të bën as keq të kërkosh falje kur lëndon dikë edhe nëse je i bindur se je keqkuptuar. Saranda është një pjesë e historisë së Kosovës që nuk do të duhej të harrohet kurrë!” shkruan Pacolli.

Dje gjatë seancës plenare shefi i GP të LDK-së Arben Gashi dhe deputetja e LVV-së Saranda Bogujevci debatuan ashpër në Kuvend.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ia ka përmendur asaj familjen pak para “përleshjes” së sotme në Kuvend.

“Ma drejtoi gishtin dhe ma përmendi familjen, nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën. Unë desha ta përmbush pjesën e zonjës Mimoza Kusari. Ekziston një dokument ku janë të caktuara pikat se si do të trajtohet çështja e të pagjeturve”, tha Bogujevci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme